Gjendet thika e rrallë prej kristali, pesëmijëvjeçare.

29 nëntor 2021

Arkeologët spanjollë kanë hasur në një thikë të rrallë kristali, pesëmijëvjeçare. Ajo është cilësuar si thika më e rrallë në Valenciana de la Concepcion.

E njëjta u gjet në zonën ku thuhet se varroseshin njerëzit, kryesisht shtresa e lartë e shoqërisë.

Kristali (për të cilin nuk është evidentuar emri), thuhet se nuk i takon atij vendi, dhe dyshimet çojnë se ai lloj kristali është importuar.

Kristali dhe gurët e çmuar janë të përmendur edhe në librin e shenjtë të krishterëve, Bibël, duke u konsideruar si mjeti që ndihmoi në rindërtimin e Jerusalemit pas apokalipsit.

Gazeta Koha, Prishtine