Gjendet vepra e humbur e Gustav Klimt pas pothuajse 100 vjetësh
27 Janar 2024
Një pikturë e artistit austriak Gustav Klimt, që besohej e humbur për 100 vjet, është gjetur në Vjenë, sipas BBC. Portreti i Fraulein Lieser dikur i përkiste një familjeje hebreje në Austri dhe u pa për herë të fundit në publik në 1925.
Fati i saj pas kësaj është i paqartë, por familja e pronarëve aktualë e ka pasur pikturën që nga vitet 1960. Shtëpia e ankandit “Im Kinsky” e vlerësoi vlerën e pikturës në më shumë se 54 milionë dollarë (42 milionë funte).
“Një pikturë kaq e rrallë, me rëndësi dhe vlera artistike nuk ka qenë e disponueshme në tregun e artit në Evropën Qendrore për dekada”, tha “Im Kinsky” në një deklaratë. Portreti do të dalë në ankand më 24 prill në emër të pronarëve dhe pasardhësve ligjorë të familjes Lieser.
“Para ankandit, piktura do të prezantohet në vende të ndryshme ndërkombëtare, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Zvicrën, Gjermaninë dhe Hong Kongun”, tha shtëpia e ankandeve. Portreti dikur i përkiste familjes Lieser, të cilët ishin industrialistë të pasur hebrenj në Vjenë.
Ernst Ploil, bashkëdrejtor menaxhues i Shtëpisë së Ankandeve Kinsky, tha se deri më tani nuk kishin gjetur asnjë provë se vepra ishte grabitur ose vjedhur para ose gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Piktura përshkruhet si e humbur në të gjithë katalogët raisonnés (lista gjithëpërfshirëse të punës së Klimt). Në rrethet tona, ‘i humbur’ do të thotë ndoshta e shkatërruar, ndoshta e djegur gjatë luftës, por në çdo rast nuk ekziston më. Nuk pritej që kjo pikturë të rishfaqej ndonjëherë”, tha shtëpia e ankandeve.
Nga OraNews