Gjerdani i artë mesjetar, arkeologët zbulojnë pranë Northampton një bizhuteri mbretërore
8 Dhjetor 2022
Një gjerdan mesjetar që besohet se I përkiste një gruaje që mund të ketë qenë një udhëheqëse e hershme e krishterë, është gjetur në Britani. Arkeologët thanë se zbulojnë për herë të parë një bizhuteri mbretërore kaq të rëndësishme.
Arkeologët britanikë kanë gjetur një gjerdan ari që daton në vitet 630-670 pas Krishtit, që përshkruhet si më I rralli i zbuluar ndonjëherë në Britani. Bizhuteria, e gjetur pranë Northampton, ka të paktën 30 rruaza të bëra nga monedha romake, ari, granata, qelqi dhe gurë gjysmë të çmuar.
Objekti 1300-vjeçar u zbulua në një varr që mendohet se i përket një gruaje me status të lartë, siç është familja mbretërore. Ekspertët e përshëndetën zbulimin gjatë verës si të tepër të rëndësishëm.
Arkeologët nga Muzeu i Arkeologjisë së Londrës) e gjetën gjerdanin gjatë gërmimeve përpara një ndërtimi banesash në Harpole, në perëndim të Northampton.
“Kur ngjyrat e arit ndriçuan nga toka, ne e dinim se kjo ishte diçka domethënëse,” tha Levente-Bence Balazs, i cili drejtoi një ekip prej pesë personash nga Mola.
“Megjithatë, ne nuk e kuptuam se sa e veçantë do të ishte. Ne jemi me fat që jemi në gjendje të përdorim metoda moderne të analizës për të kuptuar mbi jetën e këtij personi dhe ritet e varrosjes.”
Megjithatë, rrezet X të marra në blloqe dheu zbuluan gjithashtu një kryq të dekoruar në mënyrë të hollësishme, me përshkrime shumë të pazakonta të fytyrave njerëzore të derdhura në argjend. Konservatorët e Muzeut besojnë se I përket një gruaje që mund të ketë qenë një udhëheqëse e hershme e krishterë.
Nga Besmira Pelushaj