
Gjergj Bojaxhi zyrtarisht kandidat per Bashkine e Tiranes
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka verifikuar dhe aprovuar kandidaturen e z. Gjergji Bojaxhi ne zgjedhjet per Bashkine e Tiranes. Siaps nje statusi ne Facebook, Gjergji Bojaxhi falenderon te gjithe qytetaret e Tiranes qe i dhane besimin per kete gare.
Nga sot jam zyrtarisht kandidat. Pas verifikimit të firmave, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi regjistrimin zyrtar të kandidaturës sime në zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
Ju falenderoj përzemërsisht të gjithë juve që, me firmën tuaj, bëtë të mundur kandidimin tim. Ju jam mirënjohës ju dhe mijra qytetarëve të tjerë për përkrahjen e madhe që më keni dhënë. Kjo përpjekje është e të gjithë ne që duam një tjetër politikë e një tjetër qeverisje për Tiranën dhe gjithë Shqipërinë. Ju uroj çdo të mirë. #NeTirana