Gjermanët ruajnë farerat gjenetike te perimeve autoktone shqiptare që nga viti 1941. –
Gjermanët ruajnë farerat gjenetike te perimeve autoktone shqiptare që nga viti 1941. –
Që kur shkencëtari gjerman Hans Stubbe mblodhi 355 kampione farërash për drithërat e bishtajorët në vitin 1941, të cilat më pas i çoi në Institutin e Gjenetikës në Gjermani, banka e gjeneve agrobiodiversitetit shqiptar është rritur vit pas viti duke arritur në ditët e sotme në 4105 kategori, sipas një studimi të posaçëm nga koperacioni gjerman.
Banka e gjeneve rreth 3,219 kategori i mban si farëra nën ruajtje afatgjatë, ndërsa rreth 886 lloje pemësh ruhen dhe mbahen në terrene të hapura.
Rigjenerimi i gjeneve është mision i autoritetit kombëtar, i cili i ka të koleksionuara trashëgiminë gjenetike edhe në gjuhën shqipe.
Aktualisht nga 3.200 konservimet afatgjata të farërave, rreth 10% janë rigjeneruar, por rreth 50% e tyre duhet të rigjenerohen.
Konservimi dhe menaxhimi në fermë i burimeve gjenetike të bimëve është i përqendruar vetëm në disa ferma që synojnë të testojnë varietetet për kapacitetet e tyre të prodhimit dhe përmirësimin e teknikave të kultivimit.
Të dhënat e raportuara tregojnë se aktivitetet e menaxhimit të gjeneve në ferma kanë qenë kryesisht për perime lokale për konsum familjar dhe shitjen e tregut, në komunitetet e rajonit të Korçës dhe të zonën e Alpeve të Shqipërisë, kryesisht qepë, lakër, pjepër, piper, domate, kungull, marule, leh, hudhër dhe fasule.
Rreth 170 fermerë janë angazhuar për mbjelljen e kulturave tipike gjenetike shqiptare.
Pas analizimit të gjetjeve të studimit që përfshiu periudhën 2011-2014 në rajonin e Korçës, për ruajtjen në fermë dhe përdorimin e qëndrueshëm të kultivarëve tradicionalë sugjerohen pesë mënyra:
- a) Promovimi i produkteve;
- b) konsolidimi i tregjeve të specializuara që përdorin në mënyrë efikase cilësitë e tyre organoleptike;
- c) krijimin e vetëdijes për potencialet e kultivarëve tradicionalë;
- d) restaurimi dhe ripërtëritja e kultivarëve tradicionalë përmes proceseve të përmirësimit të kulturave;
- e) subvencion për ruajtjen në fermë dhe menaxhimin e racave vegjetale, sepse konservimi dhe menaxhimi i tyre duhet të konsiderohet si një shërbim që duhet të shpërblehet nga shoqëria.
Rrjeti për ruajtjen e fermave, nuk arriti të krijojë marrëveshje të qëndrueshme institucionale. Për rrjedhojë, konservimi në fermë është i organizuar në mënyrë vullnetare vetëm nga fermerët.
Edhe pse fermerët në shumë zona të vendit (sidomos në zonat e largëta) kultivojnë kultura lokale, ata dinë shumë pak për vlerat e këtyre kultivarëve.