Gjermani/ E djathta ekstreme “përqafon” idenë e deportimit masiv të emigrantëve
13 Janar 2025
E djathta ekstreme e Gjermanisë ka “përqafuar” idenë e deportimit masiv të emigrantëve. Të shtunën, ndërsa konferenca e saj po zhvillohej në qytetin lindor të Riesa, në Saksoni, Alternative für Deutschland (AfD) parashtroi ambiciet për të mbyllur kufijtë e Gjermanisë, për të rifilluar blerjen e gazit rus dhe për të çmontuar BE-në.
Drejtuesja e AfD-së, Alice Weidel, madje përqafoi publikisht termin “emigrim” – një fjalë që kuptohet gjerësisht se nënkupton “kthimin” masiv ose dëbimin e njerëzve me prejardhje migrante.
Mijëra protestues anti-AfD dolën në rrugët në Riesa të shtunën, duke kërkuar të pengojnë hyrjen në vendin e konferencës. Kur Alice ëeidel doli në skenë, ajo i përshkroi aktivistët jashtë si një “turmë e majtë”.
Ajo foli edhe për “riatdhesime në shkallë të gjerë”. “Dhe unë duhet të jem i sinqertë me ju: nëse do të quhet riemigrim, atëherë kjo do të jetë: riemigrim”, tha ajo.