Gjermani i CDU: Në Shqipëri nuk është ulur papunësia, por popullsia.-
Gjermani i CDU: Në Shqipëri nuk është ulur papunësia, por popullsia.-
31/01/2019.
Martin Henze, përfaqësues i partisë CDU në Gjermani, në një konferencë mbi Zhvillimin Ekonomik dhe Kushtet e Infrastrukturës në Shqipëri, u shpreh se në Shqipëri nuk është ulur papunësia, raporton Pro Biznes Albania.
Me anë të një analize të thjeshtë e të shkurtër, ai përmendi rastin konkret ku vetëm në vitin 2015
Si në Gjermani, edhe në vende të tjera, shqiptarët vazhdojnë të emigrojnë pa ndalur duke ulur në mënyrë të ndjeshme numrin e popullsisë së Shqipërisë.
Siç theksoi Henze, Shqipërisë po i largohet popullsia më e mirë, më e re, më e arsimuar, për të pasur një të ardhme më të mirë.
Si rrjedhojë, nga kjo analizë kuptohet se numri i të punësuarve të rinj është relativisht i ulët, pra nuk është ulur papunësia, por popullsia e Shqipërisë, tha ai.
© SYRI.net