Gjermani: – Infermierja skeptike u injektonte ujë me kripë në vend të vaksinës
Gjermani: – Infermierja skeptike u injektonte ujë me kripë në vend të vaksinës
11 GUSHT 2021
Autoritetet në Gjermaninë veriore u kanë bërë thirrje mijëra njerëzve që të marrin një tjetër vaksinë kundër Covid pasi një hetim policor zbuloi se një infermiere e Kryqit të Kuq mund t’u ketë injektuar ujë me kripë në vend të vaksinës.
Infermierja dyshohet se ka injektuar tretësirë kripe në krahët e njerëzve në vend të dozave të vërteta në një qendër vaksinimi në Friesland – një zonë rurale pranë bregut të Detit të Veriut.
“Unë jam plotësisht i tronditur nga ky episod,” tha Sven Ambrosy, një këshilltar lokal, në Facebook ndërsa autoritetet lokale njoftuan se rreth 8,600 banorë mund të jenë prekur nga ky veprim i papërgjegjshëm.
Motivi i infermieres, nuk ishte i qartë, por ajo kishte mbajtur qendrime skeptike në lidhje me vaksinat në postimet në mediat sociale, thanë hetuesit e policisë.
Gazeta SHQIP