Gjermania: – Afganët e padëshiruar do dërgohen në Shqipëri dhe Ruanda.
Gjermania: – Afganët e padëshiruar do dërgohen në Shqipëri dhe Ruanda.
Nga Gazeta Telegraf – 9 Shtator, 2021
Rrjeti televiziv gjerman, ‘N-TV’ raporton se kanë nisur të vijnë në Shqipëri afganët që ishin vendosur në bazën amerikane të Ramstein në Gjermani. Javën e kaluar, një fluturim i ushtrisë gjermane ka sjellë në Shqipëri 39 qytetarë afganë.Sipas këtij rrjeti, lajmin e ka konfirmuar një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Berlin. Fluturimi është realizuar më 1 shtator. Mijëra afganë janë vendosur në bazën e Ramstein në Gjermani. Por pavarësisht se SHBA kishte deklaruar se ata do të largohen të gjithë në drejtim të Amerikës, mijëra prej tyre kanë nisur të kërkojnë azil në Gjermani. Ata nuk do lejohen të hyjnë në SHBA. Për këtë arsye, afganët do dërgohen në vende të treta si në Shqipëri. Mes afganëve të evakuuar ka pasur edhe pedofilë dhe përdhunues. Po ashtu, një numër i lartë i tyre akuzohen për krime serioze dhe janë rrezik potencial për sigurinë.
Nga Gazeta Telegraf