12 Janar 2024

Juristja Brizida Gjikondi thotë se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk mund të jetë rival i kryeministrit Edi Rama, pasi në zgjedhje, kryedemokrati nuk do të dalë as deputet.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gjikondi u shpreh se Gazment Bardhi është një kopje e shëmtuar e Bashës.

Sipas Gjikondit, ata janë katapultuar në majën e politikës, jo prej karrierës

“Nuk e besoj, edhe po të kandidojë Basha, jam e bindur që edhe vetë nuk del dot deputet. Nuk krijoi dot frymë për aq vite sa ishte nën hyqmin e  Berishës, e rithem, këto 3 vjet u zhduk. Edhe Bardhi, është një kopje e shëmtuar e Bashës, sepse janë qënie që kanë shkuar me katapultë në majë të politikës dhe jo prej karrierës. Edhe sot Bardhin, e pashë më shumë xheloz se mos faktorizohej Basha, se sa e pashë një person që vërtet, gjoja ishte flakë për flakë. Unë nuk e shikoj që ka hallin e mosmirënjohjes ndaj Berishës, edhe me Bardhin. Unë shikoj që Basha, më shumë ka skelete në sirtar. Berisha i ka skelete në sirtar Bashës.

Arrin deri në një farë mase të godasin njëri-tjetrin, por jo më shumë. Edhe me Bardhin, që filloi të përmendte apratementet, katet e fundit. Unë nuk e mendoj që ka moral politika shqiptare, këta vërtet, ky Basha ka hallin mos tregohet mosmirënjohës ndaj Berishës, e ndjej më shumë frikë të gjërave që ia dinë njëri-tjetrit”, theksoi ajo.

abcnews.al