Gjinari mes “100 fshatrave”, turizmi malor dhe agroturizmi tërheq pushuesit. –
Gjinari mes “100 fshatrave”, turizmi malor dhe agroturizmi tërheq pushuesit. –
Mes gjelbërimit, ajrit të pastër dhe freskisë, në Gjinar kanë nisur të lulëzojnë bujtinat dhe shtëpitë karakteristike të cilat presim miq çdo vit.
Turizmi familjar duket se po njeh zhvillim në këtë zonë dhe pritet të marrë më tepër hov pas përfshirjes në projektin “100 fshatrat”, i cili do sjellë zhvillim sidomos për sa i përket agroturizmit. Turistët që zgjedhin natyrën dhe freskinë në këto ditë të nxehta shprehen të kënaqur.
Duke qenë vetëm 23 kilometra larg Elbasanit, Gjinari frekuentohet në çdo stinë, edhe kur ofron freskinë e verës, edhe në bardhësinë e dëborës. Kjo ka bërë që emigrantët të kthehen dhe të investojnë në vendin e tyre.
Mungesa e aktiviteteve dhe investimeve që do të tërhiqnin të rinjtë, bën që momentalisht zona të frekuentohet kryesisht nga moshat e mesme, apo familjet me fëmijë që kërkojnë hapësirë, qetësi dhe ajër të pastër.
gazeta-Shqip.com