31 Mars 2025

E nisur fillimisht si një dëshirë për të ruajtur disa sende të vjetra të trashëguara nga familja e saj, prej një pune gati 40-vjeçare Manushaqe Zhuli nga Gjirokastra ka arritur të krijojë një koleksion të veçantë me objekte antike.

Në një intervistë për gazetaren Brikena Metaj ajo rrëfen se koleksioni i saj përfshin mbi 500 objekte, prej të cilëve 50 konsiderohen si të rralla, duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve dhe turistëve.

“Fillimisht ruajta disa sende të vjetra të familjes. Prej 40 vjetësh koleksionoj objekte antike. Nga sendet e familjes, fillova të marr objekte nga të tjerët, mblodha aq shumë objekte sa hapa këtë dyqan. Kam 500 objekte, 50 konsiderohen të rralla. Në dyqan kam objekte që nga vitet 1500, kemi objekte që nga periudha e pushtimit osman, ornamente zbukurimi, vegla pune, kostume. Turistët tërhiqen shumë nga këto objekte, sepse huajt janë lodhur nga modernia, duan antiken”, tha ajo.

Balkanweb