![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/10/Gjirokastra-ne-rrezik-dhjetera-godina-drejt-rrenimit.png?fit=640%2C368&ssl=1)
Gjirokastra në rrezik: – Dhjetëra banesa dhe objekte karakteristike po shkojnë drejt rrënimit
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/10/Gjirokastra-ne-rrezik-dhjetera-godina-drejt-rrenimit.png?resize=548%2C316&ssl=1)
Gjirokastra në rrezik, dhjetëra godina drejt rrënimit
4 Tetor 2022
Kjo është përshtypja e parë që marrin turistët teksa vizitojnë qytetin muze të Gjirokastrës.
Dhjetëra banesa karakteristike po shkojnë drejt rrënimit, ndërsa në situatë më të vështirë janë lagjet Meçite, Pllakë dhe Dunavati.
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/10/Gjirokastra-ne-rrezik-dhjetera-godina-drejt-rrenimit-3.png?resize=782%2C446&ssl=1)
Gjirokastra në rrezik, dhjetëra godina drejt rrënimit
Banorët shprehen se dita ditës njerëzit sa vijnë dhe largohen ndërsa të rinjtë emigrojnë duke i lënë këto banesa pas dore.
Banesat mbajnë statusin monument kulture dhe të mbrojtura nga UNESCO.
Por pavarësisht kësaj sinjalistika kujdes nga rreziku i shembjeve qëndron thuajse në çdo rrugë.
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/10/Gjirokastra-ne-rrezik-dhjetera-godina-drejt-rrenimit-2.png?resize=762%2C437&ssl=1)
Gjirokastra në rrezik, dhjetëra godina drejt rrënimit
Në Gjirokastër rezultojnë rreth 400 objekte me status monument kulture, banesa apo ura shekullore të cilat vitet e fundit nuk janë restauruar dhe vlerat unikale po humbin.
Nga OraNews