“Gjithmonë dardha e ka bishtin pas”. – Manjani reagon për lajmin e mirë që pritet të marrë Shqipëria nga BE-ja dhe habit me atë që thotë për kryeministrin Edi Rama
“Gjithmonë dardha e ka bishtin pas”. – Manjani reagon për lajmin e mirë që pritet të marrë Shqipëria nga BE-ja dhe habit me atë që thotë për kryeministrin Edi Rama
4 MAJ 2021
- Edi Rama e ka festuar nja 3 herë çeljen e negociatave. Se e festoi edhe një të katërt nuk ndryshon asgjë.
- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim të fortë për zërat që qarkullojnë se BE do të çelë negociatat me vendin tonë. Sipas tij, ky është një lajm i mirë.
Mirëpo sipas Manjanit, gjithmonë dardha e ka bishtin pas dhe hapja e bisedimeve me BE është dardha, bishti i të cilës është pjesa më e hidhur e çdo kryeministri.
Postimi i plotë:
Nëse vërtetë çelen negociatat është lajm i mirë. Ne kemi nevojë për një Bruksel që na monitoron rreptë, jo për Bruksel që na ngop me lugën bosh të ambasadorëve që dërgojnë këtu…
Formula e re e anëtarësimit që adaproi BE për vendet aspirante është perfekte. Çdo gjë matet me progres jo me llafe. Sikur e kanë shkruar për ne.
Ata që kanë merak se Edi Rama do ta shesë si arritje të veten këtë gjë i ftoj të arsyetojnë.
- Edhe 30 vjet të rrijë në pushtet, Edi Rama nuk arrin dot atë që arriti Sali Berisha. Anëtarëson në Këshiilin e Europën e NATO dhe lëvizjen e lirë pa viza në Europë.
- Edi Rama e ka festuar nja 3 herë çeljen e negociatave. Se e festoi edhe një të katërt nuk ndryshon asgjë.
- Gjithmonë dardha e ka bishtin pas. Dhe hapja e bisedimeve me BE është dardha, bishti i të cilës është pjesa më e hidhur e çdo kryeministri.
Nda ne kemi nevojë të ulemi me Europën dhe jo të gëzohemi që po largohemi prej saj, qoftë edhe për inat të Edi Ramës…
Gazeta Sot.