Daniel Serwer

1 Shkurt 2023

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, në një shkrim të gjatë të publikuar në ‘peacefare’, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të dalë me një opsion për Asociacionin.

Serwer tha se pasi diplomatët amerikanë Chollet dhe Escobar po e ftojnë Qeverinë e Kosovës të paraqesë propozimin e saj, Kurti duhet ta pranojë këtë sfidë.

“Kurti duhet ta krijojë një strukturë ndërkombëtare që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe kërkesat tjera të Kosovës, duke e bërë kështu rolin e Serbisë në komunitetet me shumicë serbe më transparent dhe të përgjegjshëm. Kosova duhet të kërkojë që të krijohet një strukturë e krahasueshme me atë të komunitetit me shumicë shqiptare brenda Serbisë”.

Edhe pse. sipas tij, asgjë e projektuar nga Prishtina s’ka gjasë t’i pëlqejë Beogradit, së paku do të kënaqte amerikanët që do ta kuptonin se Kurti është i gatshëm të ecë përpara me Asociacionin.

Nga OraNews