Gjuhesi -N’GOS është N’GOP, GOST-i. –
Gjuhesi -N’GOS është N’GOP, GOST-i. –
Nga Arben Plaku. –
Duke kërkuar foljen shqipe NGOS nëpër fjalorët që na afrohen në internet, më thonë “mos e ke fjalën për NGOP?”. Sigurisht, për atë e kam fjalën, por pse jua rëndonte fjalorin edhe kjo fjalë? Kristoforidhi e kishte të shënuar në fjalorin e përpiluar prej tij. N’GOS është N’GOP, por duke ia hequr fjalorit tonë, i ulim aftësinë motivuese shqipes për fjalën GOSTI, e cila edhe na është servirur shpesh si fjalë me origjinë sllave. Thashë “ulim” sepse edhe pa këtë folje të sajën, shqipes nuk i asgjësohet kjo aftësi, sepse ruan foljen SHTI(e,j) e cila gjendet tek fjala GOSTI bashkë me GO-jën,por gjendet edhe tek στόμα(stoma)=gojë prej nga erdhi edhe stomaku. Thomopoulo, fjalës GOSTI i jep shpjegimin παραθέτω τινι τράπεζαν=shtroj tavolinën, duke na dhënë për ngjashmëri foljen εστιώ[estiò]=mikpres e cila ka dhënë edhe foljen e sotme εστιάζω[estiázo]=përqëndroj, drejtoj vëmendjen, që të përbashkët kanë foljen SHTI. Mjaft e ngjashme me GOSTI është edhe fjala që përdor Isihios KOSTIAS, atëherë kur jetonte dhe vdiq ky, sllavët nuk ishin dukur akoma. Me pak fjalë, GOSTI-a është G”O”STI=Q”O”SHTI, që osh shti, ku SHTI në këtë rast nuk është qëlloj ose qilloj,por ajo që edhe sot në tavolinë na thonë “a të shtie më?”. Fjalën SHTI e shoh si SHTI=ZTI=ZË T’HI, nis ose niset të hyjë, shqipja duhet ta ketë patur dikur konceptin HYRJE të shprehur vetëm ME Í,jo më kot thuhet në gegnisht “i herë e i koh-ë”, ku vërtet në këtë rast I=1=ni, por numri NJI=N’I është k’re-u i numrave, është hyrja, nisja,fillimi, N’I=n’hyrje. Personalisht simbolin Í=hyrje e konceptoj si simbolin themeltar dhe parësor të ngjizjes së fjalëve të para, atë do ta gjejmë në fjalë të panumërta të gjuhëve IE. Përmenda fjalën QILL që në italisht është CIELO e që me siguri do na japë hyrjen në lartësi: Q’I’L=që in lart, prej këtu nis edhe kuptimi QÍLL-oj dhe ndoshta emri i Akilit i cili ruhet në formën Αχιλλέας(Αqileas) ka të bëjë vërtet me qiellin,qillin, i cilësuar si qiellori tek Iliada, por edhe si i paprekshmi, i paqëllueshmi: A’QILLue=pa qillue. Përgjate këtij shtjellimi të vogël të emrit të tij, po shtoj variantin e dhënë nga S. Frashëri:aq i le(h)të, variant që ndoshta e bazoi tek shpejtësia e tij e shprehur në cilësimin Ασπετος(aspetos). Së fundi, në lidhje me temën tonë, Thomopoulo, fjalën GOST e quan pellazgjike që kaloi dhe u ruajt edhe në gjuhët sllave që shqip do të thotë se nuk i takon fondit sllav.