Nga Jaho BRAHAJ

– Në kuder të “Vitit të Gjecovit” të shpallur nga Akademia e shkencave dhe Arteve të Kosovës, në 150 vjetorin e lindjes.

Ne fillim te shek. XX po afirmohej Gjergj Fishta si Poet Kombetar. Shtjefen Gjeçov Kryeziu si njohes dhe ideolog i Rilindjes Kombetare Shqiptare mendon, harton bocetin dhe propozon qe te krijohet nje dekorate me emrin dhe figuren e Gjergj Fishtes. Kjo ishte si rezultat i emrit qe fitoi Fishta tek bashkekombasit por dhe te njohjes nga qarqet studimore e poetike te Fishtes ne arenen nderkombetare.

Ne AQSH ruhet ne Fondin arkivor te Gjeçovit maketi (boceti) grafik qe hartoi per kete figure te kulturës shqiptare.

Gjeçovi njihet si ilustrues e me dhunti te vizatimeve te artit grafik. Nga dora e tij kemi te ruajtura skica objektesh arkeologjike dhe etnografike, projekt kopertina librash, vizatime shenjetoresh dhe te qenieve te mitologjise shqiptare. Biles njihet edhe nje projekt  i emblemes se deges se fisit prej nga e kishte prejardhjen familjare. Me nje strukture grafike te goditur ruhet edhe nje vinjete e simbolit te emrit te tij me ngjyra, etj.

Me mjeshterine qe zoteronte ai ne vitet epara te shek. XX hartoi dhe projekt (maket) dekoraten me emrin e Fishtes.

Elemente kryesore te projekt dekorates ishte simboli kombetar, ketu dy krenat e shqiponjes se flamurit tone kombetar dhe portreti i Fishtes. Ne krye ka shkruar inicialet e emrit te Fishtes: A.G.F. dhe poshte saj dhe per te mos qene anonim, por duke marre edhe pergjegjesine e autorit jane ne faksimilen e ruajtur grafike dhe inicialet e Tij: A.S.K.Gj. K. – At Shtjefen Konstandin Gjeçov Kryeziu, iniciale qe nuk do paraqiteshin ne Dekorate.

Themi se mori pergjegjesine, sepse ishte akt i guximshem ne ato vite te para shpalljes se Pavarsise Kombetare qe te shpalosje elemente te simbolit kombetar, sic jane dy krenat e shqiponjes, por plotesisht te merituara dhe te domosdoshme per identitetin e etnise tone dhe per personalitetin e Fishtes.

Ndoshta Projekt dekorata duhet te jete hartuar edhe si shperblim qe Fishta meritonte nga vete shqiptaret sepse dime qe me pare ai ai u dekoru nga Perandoria Osmane dhe Perandoria Austro Hungareze. Kjo e vlerson edhe me shume ketë nisme te Gjeçov-Kryeziut qe kerkonte qe nga Shqiptaret që Fishta te vleresohej si personalitet i etnise dhe kombit duke shpallur dhe praktikuar një dekorate me emrin e Tij.

Fishta dhe Gjeçovi ishin shoke te femijërise shkollore, kolege dhe bashkëpunuan ne studimet albanologjike si dy nga personalitetet e kulturës dhe veprimtarise ne te mire e atdheut.

Duke gjurmuar në Fondin arkivor te trasheguar nga Gjeçov-Kryeziu mendojme se Projekt Dekorata eshte hartuar para janarit te vitit 1912, sepse nga kjo kohe njohim një letër qe Ai i nis Fishts nga Gomsiqja, ku sherbente. Ne tekstin e letrës kemi nga dora e Gjecovit pergezimin qe Fishta u njoh dhe u shpall Poet Kombetar.

Ne tekst janë edhe rradhet e meposhtme: “Lajm i ransishem per sejcilin Shqyptar e sidomos …. Per madhnimin Tand, me gjithë zemer. …. ”Poet Kombtar”. Emni e lumnueshme por … na e hijeshoi gjuhen kombetare e i madh…. Per vlla tonin nder ma t’vlertit i Bijve t’Shqypes mbare! Burrat e Perndricem qi ta ditne vjeften… . Rrofte Klubi “Gjuha Shqype”! ASK Gjeçov-Kryeziu, Gomsiqe 7.2.1912.

Me sa kemi njohuri është nder të parat dekorata të propozuara nga shqiptaret per vlerësimin e personaliteteve të Kombit Shqiptare, dhe kjo e projektuar dhe menduar dhe propozuar nga Gjecovi.

Nga: Jaho Brahaj, botuar ne Gazeten Nacional.