Gjykata e Apelit rrëzon Bashën, i jep vulën e PD-së ish-kryeministrit Berisha
11 Qershor 2024
Merr fund dilema! Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur që t’i kthejë ish-kryeministrit Sali Berisha vulën e PD-së. Apeli vendosi që të mospranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt, duke njohur Rithemelimin si PD zyrtare.
SEANCA
Gjykata e Apelit ka zhvilluar sot gjyqin për çështjen e vulës së PD-së, e cila prej 3 vitesh pretendohet se i takon Grupimit të Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha. Ndërkohë Lulzim Basha, referuar regjistrimit të partive politike njihet si kryetari legjitim i PD-së, duke bërë kështu që vulën dhe logon e kësaj partie, ta kontrollojë ai dhe mbështetësit e tij, në atë që njihet si PD zyrtare.