Gjykata e Lartë e Britanisë shpall të ligjshëm planin e qeverisë për dëbimin e emigrantëve drejt Ruandës. -Shqiptarët ndër më të prekurit
19 Dhjetor 2022
Gjykata e Lartë në Britaninë e Madhe ka vlerësuar të ligjshëm planin e qeverisë për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm drejt Ruandës.
Vendimi vjen gjashtë muaj pasi fluturimi i parë i planifikuar për në kombin afrikan, u anulua pas sfidave ligjore dhe kritikave të përhapura ndaj politikës.
Por ditën e sotme Gjykata e Lartë i dha fund diskutimeve dhe Lordi i drejtësisë Leëis tha se politika e diskutueshme e paraqitur nën Boris Johnson ishte “në përputhje me konventën e refugjatëve”.
Megjithatë, ai tha se sekretari i brendshëm duhet të shikojë “rrethanat e veçanta” të njerëzve përpara se t’i dëbojë ata.
Dhe ai vendosi se për tetë personat e parë që ishin caktuar të dërgoheshin në vendin afrikan nuk ishin marrë parasysh rrethanat e tyre “si duhet” nga personi në atë kohë në post, Priti Patel.
Qeveria njoftoi politikën e saj të Ruandës në prill, e cila do të shihte disa azilkërkues që kishin arritur në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet kalimeve të Kanalit me varka të vogla, të deportoheshin në vendin e Afrikës Qendrore, ku atje edhe do të “përpunoheshin” rastet e tyre.
Sekretarja e atëhershme e Brendshme, Priti Patel, tha se do të ndihmonte në pengimin e njerëzve nga udhëtimi i rrezikshëm, por aktivistët e të drejtave të njeriut, bamirësitë dhe partitë opozitare e dënuan planin si çnjerëzor.
Demonstruesit në një qendër largimi në Gatëick protestojnë kundër planeve për të dërguar emigrantë në Ruandë.
Fluturimi i parë ishte caktuar të nisej në qershor me katër persona në bord, por u ndalua pas një sërë sfidash ligjore, me Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut që vendosi se plani përmbante “një rrezik real të dëmtimit të pakthyeshëm”.
Sidoqoftë, Rishi Sunak dhe Liz Truss këmbëngulën se do të vazhdonin me politikën kur të merrnin “çelësat” e qeverisë.
Kujtojmë se shtetasit shqiptar janë ndër më të prekurit nga ky rast, pasi shumica e emigrantëve të paligjshëm që kalojnë kanalin e “La Manschit” me varka të vogla, janë pikërisht shqiptarë.
Gazeta Panorama