![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2021/01/TAHIRI-VERDIKTI_frame_128-1024x576-1.jpg?fit=1024%2C576&ssl=1)
Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen “Tahiri”
Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen “Tahiri”
– 22/01/21
Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Vendimi është marrë në dhomën e këshillimit.
Ish-ministri është dënuar nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove. Me 3 vite e 4 muaj burg u dënua Jaeld Çela.
Të dy u akuzuan për trafik droge në kuadër të grupit kriminal të drejttuar nga Moisi Habilaj.
Apeli i Posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në shkallën e parë. Tahiri e Çela iu drejtuan Gjykatës së Lartë me rekurs.
Gazeta Mapo