Gjykata e Posaçme mbyll RTV Ora. Avokatët: – Akt i rëndë, u godit media
3 Nentor 2022
Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK për të konfiskuar pasuritë e presidentit të “Yldon Media Group” Ylli Ndroqi.
“Bindem që sistemi ynë ka sëmundje aq të rënda sa nuk besoj se do të jepet ndonjëherë drejtësi. Nuk e di ku i gjeti numrat. Ky është vendim që synon goditjen e medias. Janë kujdesur që Ora News të ketë 60% të kuotave të sekuestruara ëq nënkupton humbjen e kuotave kontrolluese. Është vendimi më i pabazë që kam dëgjuar me veshët e mi. Asnjë gjykatë në botë nuk do të merrte një vendim të tillë” tha avokati Jordan Daci.