18 Tetor 2024

12 emigrantët që erdhën të mërkurën në Shqipëri do të kthehen në Itali. Ky është i gjykatës në Romë lidhur me emigrantët e parëë që u sollën në Gjadër si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendeve për azilkërkuesit. Gjyqtarët njoftuan se ky vendim është ndërmarrë në përputhje me legjislacionin e gjykatës evropiane të drejtësisë.

Institucioni evropian më 4 tetor përpara hapjes së emigrantëve në Shqipëri, nën juridiksionin italian, vendosi për azilkërkuesit e vendeve të pasigurta. Sipas këtij vendimi, që të konsiderohet një vend i sigurt, do të thotë që atje nuk mund të ketë persekutim, diskriminim apo torturë në asnjë zonë të territorit.

Egjipti, Bangladeshi, si dhe Tunizia nuk janë cilësuar si vende të sigurta. Pikërisht për këtë arsye, për emigrantët në Shqipëri, nuk mund të zbatohen procedurat e përshpejtuara kufitare për vlerësimin e kërkesave të tyre për azil. Ata duhet të kthehen në një anije në vendin fqinj në portin ku qeveria italiane vendos t’i lërë zbarkojnë.

Dhe kjo, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil, janë refuzuar nga komisionet territoriale.

Kryeministria italiane Giorgia Meloni akuzoi partitë opozitare për këtë vendim, me pretendimin se ata po synojnë të sulmojnë qeverinë.

“Partitë opozitare i kanë paraqitur çështjen Komisionit Evropian që synon të hapë një procedurë kundër Italisë për marrëveshjen e emigrantëve me Shqipërinë. U kuptua drejt: disa parti italiane në fakt po i kërkojnë Evropës të sanksionojë vendin e tyre dhe qytetarët e saj, me qëllimin e vetëm për të sulmuar politikisht këtë qeveri. Një turp që nuk mund të kalojë pa u vënë re”, tha Meloni.

Ministri i Brendshëm italian ka njoftuar se do të ankimojë vendimin Gjykatën e Lartë. Çështja gjyqësore lidhet plotësisht vetëm me vendin fqinj dhe nuk ka asnjë lidhje direkte me Shqipërinë.

abcnews.al