Gjykata e Shkodrës detyron prokurorinë të hetojë ceremoninë për ushtarët serbo-malazezë në Gajtan. –
Gjykata e Shkodrës detyron prokurorinë të hetojë ceremoninë për ushtarët serbo-malazezë në Gajtan. –
Gjykata e Shkodrës bie dakord me antiterrorin se prokuroria nuk ka bërë detyrën dhe nuk ka hetuar ceremoninë përkujtimore për ushtarët serbo-malazezë të mbajtur në fshatin Gajtan.
Për këtë arsye, gjyqtarja pranoi kërkesën e rrallë të Policisë së Shtetit, që u përplas gjatë marsit me Prokurorinë, pas një aktiviteti të denoncuar në emisionin e gazetarit Marin Mema, një ceremoni për të cilën antiterrori thotë se kryqi është vendosur pa lejen e bashkisë.
Por diçka e tillë është bërë me qëllimin për të provokuar këmbëngul antiterrori, ndaj gjykata urdhëroi prokurorinë të kryejë veprime hetimore për të zbardhur dyshimet se gjatë ceremonisë është nxitur urrejtja etnike.
Antiterrori kërkon hetimin e shoqatës që organizoi kryqin në përkujtim të ushtarëve të vrarë gjatë 1912-1913-ës, të cilët në këtë aktivitet u konsideruan nga pushtues, në çlirues të Shkodrës.
Në detyrat që gjykata i ka lënë prokurorisë, është identifikimi i pjesëmarrësve në ceremoni dhe pyetja e tyre përfshi saktësimin e rolit të shtetasve të huaj.
Top Channel kontaktoi me Drejtorinë e Antiterrorit për detaje të mëtejshme mbi hetimin e këtij incidenti, që prek sigurinë kombëtare, por ky departament nuk dha sqarime të mëtejshme, duke shtuar se për çështjet që cënojnë pavarësinë, integritetin dhe sigurinë kombëtare, do të përdoret çdo mekanizëm ligjor për të siguruar hetime shteruese.
Top Channel