Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë padinë për “Butrintin”. – Lajmin e jep Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa
3 Janar 2023.
Përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, Zhupa është shprehur se Gjykata Kushtetuese do të qëndrojë në lartësinë e emrit dhe pozicionit që ka dhe ka ftuar palët për të dorëzuar provat përkatëse deri më datë 27 janar të këtij viti.
Postimi i plotë:
Viti nis mbarë me një lajm të mirë për Butrintin
Padia pranohet nga Gjykata Kushtetuese e cila fton te gjitha palet te cojne argumenta dhe prova brenda dates 27 Janar 2023.
Me pas do zhvillohet seance publike!
Gjykata Kushtetuese do rri në lartësinë e emrit dhe pozicionit që ka!
Butrinti do fitojë!