Gjykata Kushtetuese: – Kuvendi të ndërpresë procedurat për ratifikimin e marrëveshjes për emigrantët
13 Dhjetor 2023
Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se ka marrë në shqyrtim padinë e bërë nga deputetët e opozitës kundër marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët.
Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese vjen në një kohë kur mazhoranca socialiste kishte parashikuar për ta miratuar marrëveshjen në seancën e kësaj të enjteje.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetueses Holta Zaçaj pas vendimit, në një komunikim me gazetarët bëri me dije se ky vendim do t’i njoftohet menjëherë kuvendit i cili është i detyruar të ndërpresë procedurat parlamentare për ratifikimin në seancë plenare
Zaçaj bëri me dije se seanca për shqyrtimin e padisë së opozitës do të mbahet në 18 janar, në orën 10:00.
Kushtetuesja ka vendosur vetëm për ankimin e bërë nga 30 deputet e PD, ku janë edhe Bardhi e Berisha.
Ndonëse në Kushtetuese është paraqitur edhe një ankim i firmosur nga Lulëzim Basha, Kushtetuesja ende nuk e ka marrë në shqyrtim.