‘Gjykata në New York ka zbardhur detaje tronditëse lidhur me skandalin’/ Berisha: – Pasuritë e McGonigal në Shqipëri do sekuestrohen, Ramën do e ndjekë pas kjo hije e zezë
5 Prill 2023
Kryetari i PD-se Berisha tha se Gjykata në New York ka nxjerrë detaje të tjera nga kjo aferë, ku ka kërkuar sekuestrimin e të gjitha pasurive të Gonigal, ku shtoi se Ramën do e ndjekë pas kjo hija e zezë e skandalit.
Sakaq shtoi se qeveria shqiptare po i jep një goditej fatale shtresës së mesme e cila është jetike për vendin, si dhe vendit po i largohen çdo ditë shqiptarë të cilët plotësojnë vendet në profesionet e lira.
Lideri demokrat tha se dënon ligjin i cili ofron kushte për largimin e ekspertëve nga vendi.
“Kjo seancë është një turbullirë e vërtetë, e rritën çmimin e ujit kur ne jemi ndër vendet më të pasura në Rajon, autoritetet duhet ta ulin deri sa të mundësojnë falas. Rritët çmimin me pretekstin se do ofronit ujë 24 orë. Ujësjellësi në Durrës ku u investua një kredi e madhe, ka humbje 71%. Ju me lëvizjet që bëtë i dërguat drejt falimentimit këto sipërmarrje të mëdha, por në kuadrin e të këqijave që mbillni kjo është një e keqe që po harrohet. Keni një ligj ndëshkues për profesionet e lira, krijohen kushte për shpopullimin e vendit. Këto kushtet të kalkuluar vlerësohen si akt genocidial, keni përzënë mbi 35% të shqiptarëve nga vendi i tyre por nuk jeni të ngopur, jepni goditje fatale shtresës së mesme e cila është jetike për një sërë shërbime të cilat ju i merrni jashtë me chartera. Harroni se vendi ka nevojë jetike për stomatolog, avokat dhe për të gjithë që quhen profesione të lira, ju doni t’i përzini ata. Unë dënoj miratimin e këtij ligji, që ofron kushte për largimin e ekspertëve nga vendi dhe shkatërrimin e shtresës së mesme, nuk ju përshtatet dhe nuk ndjek politikat tuaj. Më vijë lajme se Gjykata në New York ka bërë zbulime tronditëse Gonigal dhe lidhjet e tij me Ramën, do sekuestrohen të gjitha pasuritë e ish zyrtarit kudo që ndodhen. Pasuritë e Gonigalit do sekuestrohen në Shqipëri, afera e tij do e ndjekë Ramën deri ditën e fundit. Gonigal ishte një tradhtar dhe i korruptuar nga Rama, Ducka, pra një hije e zezë bie mbi të gjithë ju. Njeriu që ju mbështesni është korruptori dhe skllavi i tij, drejtësia amerikane çdo ditë po gjen fakte të reja. Ne do ngremë komision për të gjetur fakte të reja, a mund të imagjinoni se Duçka të vërë gjoba publike ndaj restoranteve dhe mos lëvizë drejtësia as dhe një gjë më të vogël. Ju mendoni se do shpëtoni në këtë mënyrë. Zëdhënësi është sekretari i brendshëm, ka bërë takime me kompani ruse. Në një kohë kur fliste kundër, firmoste marrëveshje dhe kontrata. Jeni të zhytur në këtë aferë, është emergjente ngritja e komisionit për të hetuar marrëdhëniet Rama-Gonigal. Në moton kokën njëri-tjetrin, rendi në duar të krimit”, tha ai.