Gjykata: PD apo disa ish PD(!). – Kujt i takon drejtimi i Partisë Demorkatike.
6 Dhjetor 2022
Ashtu siç gazeta “SOT” e ka paralajmëruar, Gjykata e Apelit në do të mblidhte sot për të vendosur se kujt i takon drejtimi i Partisë Demorkatike. Sot që flasim PD është ndarë në dy pjesë, ku nga njëra anë është deputeti Enkelejd, Alibeaj, ndërsa nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha.
Mirëpo kjo ndarje, jovetëm që e ka thelluar krizën në Partinë Demorkatike, pasi palët qëndrojnë të ndarë, por ka shkaktuar edhe debat të madh politik. Kështu që “shapin nga sheqeri” se kujt i takon timonin i PD pritet që sot do ta ndajë gjykata. Kjo do të thotë se vendimi i sotëm, është vendimtar dhe pritet të shkaktojë debate e madje nxehje gjakrat, pasi njëra nga palët ose grupi i Alibeajt, ose i “Foltores” do të humbasë.
Më konkretisht Kolegj Civil do shqyrtojë sot ankimin e bërë nga grupimi i Lulzim Bashës në PD kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës të 18 marsit 2022, që refuzoi të regjistronte bashkë edhe ndryshimet statutore të Kuvendit Kombëtar të 17 korrikut të kaluar, edhe ato të 18 dhjetorit, Kuvende të thirrura nga Lulzim Basha. Gjykata e Apelit njoftoi zyrtarisht se çështja do të shqyrtohet nga një treshe e përbërë nga gjyqtarja Irida Kacerja si relatore dhe Genti Shala e Emona Muçi anëtarë. Një ndër vendimet e rëndësishme të Kuvendit të 18 dhjetorit, ishte përjashtimi nga partia e personave që janë “non grata” nga SHBA-të duke synuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Sali Berishën.
Në rast se gjykata do të pranojë ankimin e PD-së për të bashkangjitur dy kërkesat për ndryshimet statutore, atëherë ‘zhbëhet’ Kuvendi i 11 dhjetorit 2021, i Sali Berishës. Ndërkohë ndryshimet statutore të Kuvendit të Sali Berishës, u regjistruan nga gjyqtari Agron Zhukri i cili më 25 mars i kaloi PD-së Berishës. Gjithashtu në Gjykatë është edhe ankimi i Enkelejd Alibeajt kundër vendimit të Zhukrit për regjistrimin e statutit të Berishës. Për këtë arsye, Gjykata sqaroi më parë se çdo pasqyrim në regjistrin e partive politike në Gjykatën e Tiranës do të pritet sqarimi i çështjes në apel, e cila do të ishte një vendim i formës së prerë që do vendosë për fatin e Partisë Demokratike.