Butrinti

6 Janar 2023

Gjykata kushtetuese ka pranuar padinë e Partisë Demokratike lidhur me çështjen e Butrintit.

Në një lidhje Skype me News24, Auron Tare, anëtarë i këshillit shkencor i UNESCO, u shpreh se ky është një lajm shumë i mirë, por shtoi se nuk duhet politizuar.

“Nuk është një lajm politik, problemi është ngritur më shumë nga njerëz të arkeologjisë si dhe deputetja e Sarandës, Ina Zhupa. Do doja që debati për Butrintin të mos jetë politik. Ky është lajm shumë i mirë. Fakti që gjykata ka pranuar padinë, tregon se aty ka diçka për të hetuar.

Ata që kanë firmosur kanë bërë një veprim që nuk e kanë lexuar se çfarë po bëjnë, dhe nuk kanë kuptuar thelbin, dhe nuk kanë kuptuar marrëveshjen, e cila bie ndesh e kushtetutën dhe konventën e Parisit, e cila thekson se vetëm shtetet palë kujdesen dhe vazhdojnë për brezat e ardhshëm administrimin dhe mbrojtjen e qendrave me interes si Butrinti.

Marrëveshja ka nene jashtëzakonisht të dëmshme për interesin publik”, tha ai.

BallkanWeb