
Gjykata vendos “arrest shtëpie” për Saimir Tahirin. –
Gjykata vendos “arrest shtëpie” për Saimir Tahirin
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Kjo masë vjen pak ditë pasi Tahiri dha dorëheqjen si deputet i pavarur, dhe pranoi të hetohet si qytetar i lirë për akuzat e përfshirjes në trafik droge me grupin e trafikantëve “Habilaj”.
Prokuroria kërkoi burg pa afat për ish-ministrin Tahiri, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh.
Në skandalin e përgjimeve të trafikantëve “Habilaj”, Prokuroria e Katanias e përmend Tahirin si personin me të cilin Halibajt ndanin fitimet.

Saimir Tahiri
Fill pas këtyre përgjimeve nisën hetimet paralele në Itali dhe Shqipëri, të cilat cuan në vendimin e Partisë Socialiste për ta shkarkuar atë nga të gjitha funksionet, dhe prej 6 muajsh ai qëndroi si deputet i pavarur deri më 3 maj, kur dha dorëheqjen nga Kryesia e Kuvendit.
s.a/dita