Gjyqi për kryetarin e PD. Nazarko: – Gjyqtari e ka të thjeshtë, nëse verifikohet numri i delegatëve të pretenduar nga Berisha në Kuvend çështja mund të konsiderohet e mbyllur

16 Dhjetor 2021

… “Gjyqtari verifikon se ish-kryeministri Sali Berisha i ka të sakta numrin e delegatëve të pretenduar në Kuvendin e 11 dhjetorit, atëherë drejtimi i PD i takon ati.

Analisti Shpëtim Nazarko deklaroi këtë të enjte në emisionin “Real Story”, se Gjykata është ajo që do të vendosë të ardhmen e kryetarit të PD.

Gjyqtari verifikon se ish-kryeministri Sali Berisha i ka të sakta numrin e delegatëve të pretenduar në Kuvendin e 11 dhjetorit, atëherë drejtimi i PD i takon ati.

“Një pjesë mendojnë se Bashën e rrezon Berisha dhe Berishën amerikanët. Vajtja në gjykatë ka rëndësi për një gjë. Nëse votat ose kandidatët e Berishës janë mbi 4 mijë mbeten rreth 2 mijë e ca të Bashës, edhe Kuvendi tjetër është i ligjshëm logjikisht. Gjëja e parë që duhet të bëj është të verifikoj listën. Nëse aty janë mbi 5 mijë njerëz, siç pretendon Berisha çështja është e mbyllur. Gjykatësi që do të gjykojë çështjen e Berishës mund të zgjidhë dilemat me lëvizje të vetme, mjafton të kontrollojë numrin që ka dhënë Berisha, është i saktë apo jo.

Gjykatësi që do të marrë çështjen do të shikojë, nëse Berisha ka 4935, ai legjitimon shumicën dhe Basha merr përsipër 2 apo 3 turpe. E para do të akuzojë që ka mbledhur njerëz kot dhe e dyta del e paligjshme Kuvendi i tij. Këtë vendim gjykatësi e ka të detyruar. Që të legjitimohet një statut do të legjitimohet me procedurë, a ke respektuar atë. Nëse bindet gjykatësi do të shohë numrin e delegatëve. Nëse aty del e saktë numrat e pretenduara, atëherë Basha duhet të shkojë në shtëpi. Gjykatësi është i detyrueshëm të verifikojë 4.935 votat, nëse ato janë, atëherë Basha i ka punët keq”, tha Nazarko.

BalkanWeb