‘Avokati tha kam humbur çelësat e shtëpisë, RENEA e shpërtheu me vakum’, Klodiana Lala jep detajet si u arrestua Enkelejda Hoxha nga SPAK në sallën e gjyqit

11 SHKURT 2021

Gjyqtares Enkelejda Hoxha,  i janë vënë prangat në sallën e gjyqit në momentin kur ajo do të vendoste lirinë për Sajmir Petanin.

SPAK ka hyrë mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Krujës ku janë arrestuar 10 persona.

Mes të arrestuarve gjyqtarja Enkelejda Hoxha, të cilës i janë vënë prangat në sallën e gjyqit në momentin kur ajo do të vendoste lirinë për Sajmir Petanin. Sajmir Petani është  dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Romeo Beqirit, disa vite më parë.

Ndërkaq gazetarja e kronikës Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me operacionin e SPAK. Ajo tha se policia i ka kërkuar avokatit Aldo Tabaku çelësat e shtëpisë pasi kanë dashur t’i bëjnë kontroll. Ai ka thënë se i ka humbur ndërsa RENEA e ka shpërthyer me forcë.

‘Enkelejda Hoxha priste në 16 shkurt të përballej me KLGJ, por e kishte shtyrë duke thënë se nuk kishte kohë se donte të mbante statsusin e gjyqtares sa të mbyllte dhe këto çështjet e fundit. Sot në mëngjes u rrethua gjykata, pritën që të shpallej vendimi dhe është arrestuar. Është boshatisur gjykata, janë marrë kompjutera, servera, telefona. Avokati Tabaku ka refuzuar të japë çelësat e shtëpisë, prokurori mori vendim që të ndërhyjnë forcërsht. RENEA hyri me shpërthim me vakum se ishte derë e blinduar dhe është procesi në vijim, po vijon kontrolli dhe pritet të shihet se çfarë është gjetur në banesë.’-tha Lala.

Gazeta Sot