18 Prill 2025

Kryedemokrati Sali Berisha dënoi gjuhën e përdorur nga Edi Rama nga takimi që zhvilloi në Dibër një ditë më parë, ku gjysmat e burrave i quajti “çyrykë”. Berisha tha se gjuha e përdorur prej kryeministrit është një “gjuhë kopuku”.

Por Sali Berisha nuk e la më kaq. Ai u shpreh se “me ligj e kanun qafën e Buallit nuk e kishe  kaluar ti pa të tredhur dibranët, por i tredhuri nuk tridhet më”.

“Shkoi në Dibër dhe me gjuhën e një kopuku u tha se zonja gjysma juaj burrat i ka çyrykë. Unë i them Ramës, ta dish mirë, se në ligj, në kanun dhe në ligjin e sotëm qafën e buallit nuk e kishe  kaluar ti pa të tredhur dibranet. Po ata janë burra të mençur dhe e dinë që i tredhuri nuk tridhet më”, tha Berisha.