Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet” nga dielli, juglindja “pushtohet” nga shiu, përmbyten disa lagje
28 Gusht 2024
Një shi i rrëmbyeshëm ka përfshirë qytetin e Librazhdit.
Si pasojë e reshjeve janë përmbytur disa lagje, po ashtu janë bllokuar disa puseta shkarkim të ujërave të bardha.
Probleme janë shfaqur në unazën kryesore të qytetit, ndërsa mësohet se në zonë ka shkëputje të energjisë elektrike.