Nga: Elmas Bogdani

Ne Burg ose Hetim:

QEVERIA “RAMA 1”

1. Arben Ahmetaj
2. Saimir Tahiri
3. Lefter Koka
4. Olta Xhaçka
5. Ogerta Manastirliu
6. Sonila Qato
7. Shkëlqim Cani
8. Damian Gjiknuri

QEVERIA “RAMA 2”

1. Ilir Beqja
2. Frida Krifca
3. Milva Ekonomi
4. Anila Denaj
5. Sandër Lleshaj
6. Niko Peleshi

QEVERIA “RAMA 3”

1. Belinda Balluku
2. Ervin Mete
3. Arbjan Mazniku

PARTIA SOCIALISTE (DEPUTETË DHE ISH-DEPUTETË)

1. Plarent Ndreca
2. Jurgys Çyrbja
3. Vullnet Sina
4. Nasip Naço
5. Bujar Çela
6. Bardhyl Kollçaku
7. Alqi Bllako
8. Arben Ndoka
9. Arben Çuko
10. Xhemal Qefalia
11. Vladimir Kosta
12. Artan Gaçi

KRYEBASHKIAKË

1. Emirjana Sako (Durrës)
2. Jorgo Goro (Himarë)
3. Safet Gjici (Kukës)
4. Rakip Suli (Kamëz)
5. Pjerin Ndreu (Lezhë)
6. Rexh Byberi (Tropojë)
7. Agron Malaj (Mat) (I dorëhequr)
8. Kreshnik Hajdari (Kuçovë)
9. Artur Roshi (Kavajë)
10. Edison Memolla (Rrogozhinë)
11. Erjon Isai (Kolonjë/Ersekë)
12. Eduard Duro (Devoll)
13. Leonard Hide (Libohovë)
14. Klement Ndoni (Këlcyrë)
15. Artur Bushi (Krujë)
16. Ndriçim Dushku (Rrogozhinë)
17. Vangjel Tavo

Ka një mënyrë mjaft të sofistikuar për t’i shpëtuar përgjegjësisë politike në Shqipëri: e quan arrestimin “qesharak”, kohën “relativisht të largët” dhe ministrat “ish”. Këtë art të përkuljes së realitetit si gërshet stilisti, Kryeministri Edi Rama e demonstroi përsëri së fundmi në një intervistë në “Sy m’sy”, ku tha plot vetëbesim se “s’ka asnjë ministër të qeverisë në burg prej shumë e shumë kohësh”. “Kjo e gjysmës së qeverisë në burg është shumë qesharake, unë nuk kam faktikisht asnjë anëtar të qeverisë në burg prej shumë e shumë kohë dhe në fakt po të shikosh të gjithë ata që janë marrë në hetim dhe janë dërguar para gjykimit, nuk kanë qenë anëtarë qeverie në atë kohë që ka ndodhur por shumë më përpara.

Kam 12 vite këtu, edhe ndërkohë ajo që s’duhet harruar, nëse juve ju erdhi dita të flisni për drejtësi, për ministra, për kryetar bashkish, për persona të lidhur me pushtetin politik, por edhe ish-presidentë, ish-kryeministria, kjo nuk është ditë që erdhi nga qielli, por erdhi nga PS me mua në krye”, tha Rama. Për ta bërë më të qartë deklaratën e Ramës: nëse një ministër i kapur duke vjedhur miliona lekë, ndërkohë që shërbente si ministër, gjykohet disa muaj më vonë, në atë moment nuk është më ministër. Pra, nuk llogaritet. Qenka si të thuash që një burrë që u nda nga gruaja dje, s’mund të quhet më burrë që e tradhtoi, sepse sot është single. Por përtej kësaj satire me kronologjinë, le të hedhim një sy në listën e lavdishme të “ish-ve”, që edhe pse nuk janë më në zyrë, kanë lënë pas shumë më shumë se një karrige bosh: kanë lënë dosje, hetime dhe disa qeli të mbushura.

Lista

Arben Ahmetaj, ish-zëvendëskryeministër dhe ministër Financash, shpallur në kërkim ndërkombëtar. SPAK e akuzon për korrupsion dhe pastrim parash në aferën e inceneratorëve. Aktualisht, Ahmetaj është më shumë “turist institucional” në Zvicër sesa një qytetar nën hetim. Por mos u shqetësoni, nuk është më ministër, pra gjithçka në rregull! Ish-ministri i Brendshëm i Ramës u dënua me 3 vite e 4 muaj burg për abuzim me detyrën në lidhje me një organizatë trafiku droge. Tahiri është shembulli i parë në PS i një rënieje spektakolare nga maja e pushtetit në shtratin e hekurt të burgut. Ish-ministri i Shëndetësisë, një tjetër “ish” i përkëdhelur i qeverisë, u arrestua në 2024 për abuzime me fonde të BE-së. Po sipas Ramës, në momentin kur ndodhi keqpërdorimi, Beqaj nuk kishte ende veshur bluzën e bardhë të përgjegjësisë qeveritare. Si të thuash, ilaçet u vodhën para se të bëhej mjek. Të dy u arrestuan për skandalin e inceneratorëve. Ndonëse në kohën e akuzave ishin pjesë e administratës, sipas logjikës kryeministrore, kur u vunë prangat ata ishin të lirë nga funksioni, pra, s’ka faj qeveria. Ish-zëvendësministër i Shëndetësisë, u arrestua për koncesionin famëkeq të sterilizimit.

I rregullt në listat e pagave të larta dhe përfitimeve të paqarta, por për Ramën, ai s’paska qenë më ministër në momentin e fajit të tij financiar. E dënuar për ndikim të paligjshëm, ajo u kap teksa negocionte vende pune në administratë për para. Qesharake? Jo, realiste. Sepse në Shqipëri, mund të punësohesh vetëm kur ke një mik të fortë ose një zarf të majmë. Dhe në rastin e Vodës, të dyja ndodhnin njëkohësisht. Jurgis Çyrbja, ish-deputet i Partisë Socialiste, u arrestua në tetor 2024 me urdhër të SPAK. Ai akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje, përkrahje të autorit të krimit dhe tregtim të sekretit shtetëror. Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, u arrestua në shkurt 2025 me urdhër të SPAK. Ai akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Gjykata e Posaçme vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për të. Lista e njerëzve të Ramës është e gjatë. Ndërkohë gazeta “SOT” po pasqyron listën e disa socialistëve, të cilët kanë trokitur në dyert e SPAK në pozita të ndryshme penale si: në cilësinë e personit nën akuzë, hetim apo që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes. Listën po e nisim me Engjëll Agaçi (Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë).