Gjysta Carku Bici: – Spo kerkojme Buke, po kerkojme Rruge. …
11 Mars 2023
POETJA FISHTIANE GJYSTE BICI, APELON PËR DUKAGJININ
Parathenje: Poetja Gjyste Bici me vargjet e saj plot nerv dhe sharm evokon traditat e Dukagjinit.
Ajo sjell në spikatje ato vlera që kulmojnë në idetë e qëndreses dhe vitalitetit duke përshkruar ambientin etnografik, traditat e zakonet.
Poetja bën një ndërlidhje të bukur të sotmes me të shkuaren duke sjellë me pak vargje një panorame historike e duke qëndruar në një nivel të eperm të ligjerimit poetik.
Jo, as krajl as mbret nuk e mposhti Dukagjinin kockëfortë, pra as pushtetaret nuk do e mposhtin kërkesen e tij.
Poetja ndërton një varg plot mesazhe, me një ritem buçites i cili të bën për vete.
Vargjet e saj vërshojnë si ujvarat e bjeshkës, përcjellin hovshëm dhimbejn dhe krenarinë, apelojnë dhe ndriçojne të ardhmen, afrojnë ëndrren për zhvillim. #agronPrebibaj
*******************
Ja vargjet fishtiane të Gjyste Çarku Bici, si himn përafrues i mangës së rrugës së Dukagjinit!
*****************
Ky pra asht Dukagjini
N’kulla t’bardha ju del timi
Tash erdhi koha me ju than
Si mas dore na keni lan
Matet fort kur flet trimi
Deri ktu na kje kufini
Due rruge ne toke me dal
Se krajl as mret sem ka nal
Nuk asht kohe me luftue
Por me marre lapsin e me shkrue
E due kullen me oxhak
Edhe oden me cardak
Me trupica e fierin hark
Due mej pa e mej kujtue
T’paret e mi ca kan kalue
Mej pa burrat tuj marre lahuten
Stajanicen tuj pru buken
Ndac kakinit e ndac ceremet
Ujt e freskt prej buleret
Jo me got,por tas me rrfan
Me dor n’zemer mikut tuj ja dhan
Nuk kem pas per tan dyshek
Sa zen oda postat rresht
I kem cue fmin pa dark
Mos me lan na mikun jasht
Nato male ku kem jetue
Besa e fjala kan qenrue
Dhe pse kulls jasht lodhe muri
N’Dukagjin sperkulet burri
T’kan nigjue s’te kan pre fjal
T’kan dhan bes e t’kan fal djal
Jena t’fort tetan bashkue
S’munet kush me na gatrrue
Kem lidhe besen per nji fjal
Krajl as mret s’muj me na nal.