“Godet” përsëri Krifca: – Do ngremë treg online për fermerët, si do trajnohen
“Godet” përsëri Krifca: – Do ngremë treg online për fermerët, si do trajnohen
16 nëntor 2021
Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca nga foltorja e Kuvendit e vuri theksin te zhvillimi i bujqësisë.
Këtë herë, ajo premtoi se do të ngrihet një treg online për fermerët dhe grumbulluesit, kjo siç tha ministrja, vjen në kuadër të iniciativës për digjitalizimin e bujqësisë
“400 milion lekë mbështetje për START UP-e për bujqësinë. Sërish për të rinjtë 200 milion lekë për të rinjtë në formën e mbështetjeve të granteve. Krahas fondeve prej 5 milion euro. Do trajnojmë stafin e arebeve, specifikisht trajnim 1150 gra fermerë do trajnohen. Do ngremë zyrën e eksporteve në ministrinë e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Në shërbim edhe të digjitalizimit të bujqësisë do të ngremë një treg online për fermerët dhe grumbulluesit. Qëllimi rritja e aksesit eficentë drejt tregjeve.
Një aspekt tjetër ka të bëjë me investimet në infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit e mbrojtjes nga përmbytja. Duhet të garantojmë prodhimin cilësor vendas, në këtë aspekt përgjegjësia është jo vetëm e ministrisë por edhe e prodhuesve e bizneseve,” tha Krifca.
Kujtojmë se kjo deklaratë e ministres vjen pasi më herët ka pretuar “akademi për barinjtë” dhe panele diellore ne stane.
Nga: www.27.al