Goditi 7-vjeçaren me skaf ish-shefi i komisariatit të Himarës. – Ishte i akuzuar më parë për shpërdorim detyre
Drejtuesi i skafit që goditi për vdekje fëmijën 7 vjeç në plazhin e Potamit, është identifikuar si Arjan Tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës, ndërsa aktualisht mban detyrën e shefit të policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
Arjan Tase rezulton të ketë qenë i pezulluar nga detyra më parë, por ai është rikthyer në detyrë pavarësisht kësaj. Tase kur ishte shef i komisariatit të Himarës akuzohej për shpërdorim detyre pasi dyshohej se kishte lejuar kultivimin e drogës në dy fshatra të Vlorës.
Tase është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Nga Politiko”.