Gojdhane: – Delja e Zeze dhe Lakuriqi i Nates me 99 dergje. (Semundje)

Gojdhane: – Delja e Zeze dhe Lakuriqi i Nates me 99 dergje (semundje).

Nga Jaho Brahaj
Tregojne se kur pergatiti Noja Barken e Madhe te Permbytjes dhe filloi me fuste mbrenda te gjitha llojet e shtazve (kafsheve), lakuriqin e nates nuk e pranoi, se ai e kishte fytyren si te shejtanit (djalli) dhe si askush thithte gjakun e te tjereve.

Mirpo lakuriqi qift u vare pashte barkut te deles se zeze. Delja nuk e deshi kete pune dhe kur ishte ne ure pak pa hy ne barke ndaloj. Ndoja (Shen Ndoi, Shen Antoni, Shen Nikolla, Hyjnia e Ujnave), i bertiti Deles se Zeze: – Hec drec, dhe ajo hyni, e bashke me te edhe lakuriqi i nates.

Per kete pune Perendia nuk e zhduku, po e denoi qe pushimin ta baje me krye teposhte (kokeposhte).
Lakuriqin popullsia e kishte si shtaze te nemun, se thithte gjakun e pulave dhe te qeve. Ai shkonte naten dhe tek ndarja e thundrave te qeve dhe tek kambet e pulave thithte gjak.


– Prandaj thone se, ai ka 99 dergje (semundje), dhe ashte shtaze e mallkuar nga vete Perendija.
– Delen me ngjyre te Zeze banoret nuk e donin dhe gjithmone mundoheshin dhe e eliminonin nga tufa.

E kurr nuk dilte ne treg nje Dele e Zeze, dhe as per tu therur per gezime ajo nuk pranohej, se sillte terc e te keqia.
– Kjo mu kujtua keto dite qe thone se Koronavirusin e paskan shperndare Lakuriqet e Nates.
– Gojdhanen e kam degjuar kur isha femije ne Kryezi Puke.
– Dicka paskan ditur te Paret Tone per kete shtaze me fytyre si te djallit.

V.O. Keto dite (4 maji 2022) studiuesit ameriken shpallen rezultatin e kerkimit: “Studimi amerikan: – Si mund të vijë pandemia e rradhës”,!

Ne kete studim thuhet: “Shkencëtarët fokusohen te lakuriqët e natës kur flasin për pandemitë e ardhshme. Vëzhgimi i lëvizjeve të këtyre kafshëve mund të ndihmojë në parashikimin e shfaqjeve të viruseve të reja te njerëzit”.