Gostivari tronditet nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri

12 MARS 2021

Një tërmet i fortë me magnitudë 4,7 ka tronditur Maqedoninë e Veriut mbrëmjen e sotme, me epiqendër 17 km nga Gostivari dhe 54 km nga Prizreni.

Thellësia e tërmetit ishte 2 km, ndërsa lëkundja u regjistrua në orën 22:17 minuta.

Lëkundja është ndjerë lehtë edhe në Shqipëri, kryesisht në Dibër.

Ditën e sotme, Gostivari është lëkundur nga një seri tërmetesh, por magnituda maksimale nuk i kaloi 3,7.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Gazeta Shqip