Grabitja e pronave në Jug/ Ambasadori i BE ‘shuplakë’ Ramës te DW: – Procesi i përzgjedhjes së investitorëve jotransparent
28 Shtator 2024
Ambadasori i Bashkimit Europian në Tiranë, në një intervistë dhënë për DW i ka dhënë një shuplakë të ashpër qeverisë shqiptare dhe Edi Ramës. Në intervistë, ambasadori Gonzato ka sulmuar ligjin e investitorëve strategjikë të Edi Ramës duke pohuar se përmes këtij ligji janë grabitur prona publike për miq të pushtetit, veçanërisht në Jug të vendit.
“Kuadri ligjor i investimeve në Shqipëri duhet të përafrohet me standardet e BE -së, duhet të jetë i drejtë dhe i barabartë, gjithashtu edhe për investitorët e huaj. I ashtuquajturi “ligj i investimeve strategjike” i jep status preferencial atyre që konsiderohen investitorë strategjikë, të cilët më pas përfitojnë tokë në kushte shumë preferenciale ose ndonjëherë edhe me çmim shumë të ulët, nën çmimin e tregut. I gjithë procesi që çon në përzgjedhjen e investitorëve strategjikë është disi jotransparent, veçanërisht në jug të vendit” – tha Gonzato.
Ligji i investimeve strategjike është një ndër ligjet më të debatueshme në Shqipëri. Ndër rastet e hetuara është ai i investitorit strategjik Artan Gaçi, bashkëshortit të deputetes dhe njëkohësisht ish-ministres së Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka. Gaçi, gjithashtu ish-deputet socialist, u shpall investitor strategjik nga qeveria për ndërtimin e një kompleksi turistik në Himarë, në vlerën rreth 5.5 milionë euro./ DW
Gayeta Sot