Gramoz Ruçi falënderon Serbinë. –
Gramoz Ruçi falënderon Serbinë. –
03/08/2019
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi ka falënderuar Serbinë.
Ai i ka dërguar një letër falënderimi homologes së tij serbe Maja Gojkoviç me rastin e krijimit të Grupit Parlamentar të Miqësisë Serbi-Shqipëri në Asamblenë Kombëtare të Serbisë.
‘Me kënaqësi mora lajmin për krijimin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Serbi-Shqipëri në Asamblenë Kombëtare të Serbisë. Gjej rastin t’ju falënderoj për këtë iniciativë dhe t’i uroj Grupit të Miqësisë një veprimtari të frytshme, në përmbushjen e misionit të tij.
Dëshiroj gjithashtu t’ju informoj se në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë funksionon prej vitesh Grupi Parlamentar i Miqësisë Shqipëri-Serbi, i cili ka kontribuuar në zgjerimin e kontakteve dhe të bashkëpunimit ndërparlamentar.
Grupet Parlamentare të Miqësisë përbëjnë një mundësi më shumë për intensifikimin e marrëdhënieve midis institucioneve të të dy vendeve tona dhe kontakteve e miqësisë midis qytetarëve që ne përfaqësojmë.
Shpreh bindjen time se bashkëpunimi vizionar dhe i sinqertë midis Shqipërisë dhe Serbisë do të shërbejë si një faktor i rëndësishëm për prosperitetin, paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon’, shkruhet në letrën e falënderimit të Ruçi dërguar kryetares së Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviç.
© SYRI.net