“Gramoz Ruçi përfaqëson pjesën më të errët të politikës”, gazetari përplaset me analistin e njohur: Berisha ka qenë doktor i…
“Gramoz Ruçi përfaqëson pjesën më të errët të politikës”, gazetari përplaset me analistin e njohur: Berisha ka qenë doktor i…
15 QERSHOR 2021
Është shoqëruar me debate mes Vehap Kolës dhe Aristir Lumezit analiza në lidhje me largimin e Gramoz Ruçit nga politika. Shkak për këtë u bë një etiketim që politologu Vehap Kola i bëri kryetarit të Kuvendit kur tha se është politikan që përfaqëson pjesën më të errët të politikës në Shqipëri. Gazetari Aristir Lumezi shprehu mosdakordësinë e tij në lidhje me këtë etiketim, teksa solli në vëmendje ish-kryeministrin Berisha, që ka qenë doktor i bllokut në kohën e diktaturës.
Debati në studion e Absolut 4
Lumezi: Kemi ca klishe që Ruçi ishte ministri që vrau e preu në Shkodër. Edhe Berisha ka qenë doktor i bllokut.
Kola: Ruçi ka nënshkruar urdhrin për qitës në Shkodër.
Lumezi: Qitës ka edhe sot dhe ata që u vranë nuk u vranë nga snajperat, po dritaret e bodrumeve në 21 janar.
Gazeta Sot