Gratë në Epir / Iliri pjesë të një DEMOKRACIE të vërtetë. –
Akti i lirimit të Foinikes (Finiq-Shqiperi) përbën një dëshmi të re për rolin e veçantë të femrës në jetën politike të shtetit të Epirit, që u shtohet atyre që kemi nga tradita antike.
Kjo dëshmi do të ishte e veçantë dhe do të pasuronte shumë imazhin tashmë të përvijuar lidhur me rolin e rëndësishëm që luante femra në shoqërinë epirote. Një përfundim i tillë nuk do të ishte as befasues dhe as i papranueshëm, po të mbahet parasysh fakti se tradita antike dëshmon qartë për praninë e femrës epirote në jetën politike deri në nivelet më të larta të hierarkisë shtetërore. Vlejnë për t’u përmendur rastet e Olimpisë, e shoqja e Filipit II dhe e ëma e Aleksandrit të Madh, të bijës së saj Kleopatrës, e shoqja e Aleksandrit II të Epirit, si dhe të princeshave Nereis dhe Deidamé. Një situatë e njëjtë ndeshet gjithashtu në Ilirinë e jugut në rastin e Teutës, që u ngjit në fronin mbretëror ilir si regjente pas vdekjes së të shoqit, Agronit, në vitin 230 para Krishtit.
-Shkeputur nga nje Studim i Prof.: Faik DRINIT.