Gratë në fshat të braktisura: Burrat rrinë lokaleve, tokën e punojmë ne. –
Gratë në fshat të braktisura: Burrat rrinë lokaleve, tokën e punojmë ne. –
15 Tetor, 2019
Puna e një fermeri është kolosale, por fitimit janë të pakta. Gratë e zonave rurale tregojnë se punën më të madhe e bëjnë ato, ndërsa nuk ndihmohen nga burrat. Politikat mbështetëse nga qeveria janë një tjetër problem, ndërsa e vetmja gjë që kërkojnë janë pikat e grumbullimit për produktet e tyre.
“Burrat nën hije, lozin kuvendojnë, pika që su bie se nga gratë rrojnë.” Këto vargje të Andon Zako Çajupit janë aktuale edhe sot në disa zona të Shqipërisë.
Laze Prendi një fermere nga Gjegjani i Pukës tregon vështirësitë e punës në fshat dhe ndihmën që marrin nga burrat në punët në bujqësi dhe në shtëpi.
“Burrat 8 orë në lokal shumica, punojmë ne. Në pronësi nuk kam asgjë, as për tokën dhe as për shtëpinë”.
E nis ditën në 6, thotë ajo, dhe e mbyll në 23:00. Fitimet janë të papërfillshme në krahasim me punën që bëjnë.
E vetmja gjë që kërkojnë nga shteti është krijimi i një pike grumbullimi për prodhimet.
“Dita ime është shumë e lodhshme, fillon në 6 të mëngjesit dhe mbaron në 11 të darkës. Kam një hektar tokë, punoj vetëm unë. Është shumë e vështirë dhe shumë e lodhshme. Nëse do të kishim mundësi ku me i shit ose një pikë grumbullimi ku të grumbulloheshin të gjitha prodhimet e fshatit për të mos hedhur frutat-perimet. Ua hidhnim gjithmonë bagëtive”.
Në mbështetje të tyre një takim i posaçëm ku u diskutua në lidhje me situatën ku ndodhet vendi ynë lidhur me politikat ndaj grave rurale shoqëruar me propozimet e secilit të pranishëm.
Gratë e pranishme renditën si një nga çështjet më problematike dokumentet e pronësisë pa të cilat nuk mund të përfitojnë asnjë lehtësi të politikave agrare dhe projektit të 100 fshatrave.
/Ora News