Grekët tubim në Athinë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë (fotot). –
Mijëra grekë të organizuar nga shoqatat e grekofonëve të Shqipërisë dhe të përkrahur nga partia naziste greke Agimi i Artë kanë parakaluar përpara Kuvendit të Greqisë duke kërkuar shkëputjen e jugut të Shqipërisë, ose Autonomia e Veriut të Epirit. Në krye të këtij manifestimi ishte Babis Karathanos anëtar dhe ish-kandidat për deputet i partisë Demokracia e Re, deputetët nazistë Ilias Panajotaros, Ilias Kasidaris, këta shoqëroheshin nga lukovari Rober Haidi. Banda muzikore e bashkisë së Athinës luajti Himnin Autonomi për Vorios-Epiros. Kjo protestë zhvillohet në momentet ku po zhvillohen bisedimet greko-shqiptare për arrijtjen e një marrëveshje historike siç e quan Rama dhe Bushati. Por Greqia organizon tubime dhe manifestime për shkëputjen e jugut të Shqipërisë. E pra, kjo është Greqia e BE që po i hedh benzin zjarrit në momentet ,,historike,, Rama-Tsipras.
Deputetët grekë edhe disa të pranishëm filluan të thërrisnin: VORIO EPIRI TOKË GREKE. KAM NJË MOTËR, KUKULL TË VËRTETË, E QUAJNË VERIU I EPIRIT DHE E DUA SHUMË. Këto ishin parrullat e thënë në korr nga deputetët e Agimit të Artë dhe përkrahësit e tyre.
Në tubim përpara Kuvendit të Greqisë folën grekët e Shqipërisë drejtuesit e shoqatës RINIA E VORIO EPIRIT, Ntasis Timoleos, Eleni Dhimu, drejtuesit e shoqatës Autonomia e 1914, Stavros Gjinos, Mondi Kolilas, Janis Papas, Thomas Kubulis, publicisti Dhimitrios Perdikis, Thomas Stefos, etj. Të cilët mbanin flamurin Irridentistë të aneksimit të jugut.
Tirana heshtë përpara këtyre aktiviteteve të organizuar nga Greqia zyrtare në bashkëpunim me minorittarët grek të Shqipërisë. Gjithashtu ishin edhe përfaqësuesit e ushtrisë greke EDES të Napoleon Zervës që kryen manasakra kundër popullsisë shqiptare në Çamëri më 1994-1945.