Grenell zbulon skandalin: – Blinken mbështetet financiarisht nga Soros, dhe vendos sanksione ndaj kundërshtarëve të tij

6 NËNTOR 2021

Ambasadori Richard Grenell, shkruan në Twitter se Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken po sfidohet nga një Gjykatë Ndërkombëtare, duke iu referuar asaj të Parisit, ku ish-kryeministri Sali Berisha e ka paditur për shpifje.

Grenell thekson se mbështetja financiare që Soros i jep Blinken dhe familjes së tij, përkthehet nga ky i fundit në sanksione që ndalojnë udhëtimet drejt SHBA ndaj kundërshtarëve të manjatit amerikan.

Ky është një skandal, shkruan Grenell.

“Sekretari i Shtetit Blinken po sfidohet në një Gjykatë Ndërkombëtare. Mbështetja e madhe financiare e familjes Blinken nga George Soros ka ngritur pikëpyetje në lidhje me sanksionet e njëanshme për udhëtimet që vendos Blinken ndaj kundërshtarëve të Soros. Ky është një skandal“, shkruan Grenell, ndërsa ka etiketuar në postimin e tij kongresmenin Lee Zeldin, i cili ishte i pari që i kërkoi llogari Sekretarit Amerikan të Shtetit pas shpalljes së Sali Berishës non grata.

Sekretari i Shtetit Blinken po sfidohet në një Gjykatë Ndërkombëtare. Mbështetja masive financiare e familjes Blinken nga George Soros ka ngritur pikëpyetje në lidhje me sanksionet e njëanshme për udhëtimet që vendos Blinken ndaj kundërshtarëve të Soros. Ky është një skandal. Kongresmeni Lee Zeldin po merret me këtë çështje.

Gazeta Sot