Greqia i vjen në ndihmë Shqipërisë për të shuar zjarrin në Fier, reagon ministri i Brendshëm, Taulant Balla: – Faleminderit që iu përgjigj kërkesës sonë
1 Tetor 2023
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka falënderuar Greqinë, e cila iu përgjigj kërkesës së autoriteteve shqiptare për t’i ardhur në ndihmë për shuarjen e zjarrin në Pishë Poro dhe Darëzez në Fier.
“Faleminderit Greqisë, e cila në kuadër të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile ju përgjigj menjëherë kërkesës së Agjencisë sonë të Mbrojtjes Civile me një avion Canadair për ndërhyrje nga ajri në vatrat e zjarrit në Pishë Poro dhe Darëzezë në Fier”, shkruan Balla në Facebook.
Lajmin e dha më herët ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili tha se Greqia ka dërguar një avion Canadair për ndërhyrje nga ajri në vatrën e zjarrit.
Më herët Peleshi u shpreh se, 160 efektivë të Forcave të Armatosura, disa mjete zjarrfikëse e mjete të rënda iu bashkuan gjatë këtyre ditëve rreth 180 forcave zjarrfikëse dhe trupave të emergjencave civile të bashkisë së Fierit në aksionin për shuarjen e flakëve në Pishë Poro.
Gazeta Panorama