Greqia kërkon zgjerim kufiri drejt detit Jon, Spartak Ngjela zbulon çfarë pritet të ndodhë dhe lëshon deklaratën ‘bombë’: Kjo është marrëveshje e Ramës dhe ka këtë qëllim!
Greqia kërkon zgjerim kufiri drejt detit Jon, Spartak Ngjela zbulon çfarë pritet të ndodhë dhe lëshon deklaratën ‘bombë’: Kjo është marrëveshje e Ramës dhe ka këtë qëllim!
28 GUSHT 2020
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një reagim të fortë lidhur me çështjen e ‘nxehtë’ të kufirit detar me Greqinë. Ngjela i irrituar me kryeministrin Edi Rama shprehet se të gjithë janë një bandë që pasi i vodhën shqiptarët dhe grabitën pasuritë e Shqipërisë, po duan të shesin edhe territor. Gjithashtu avokati shton se : “Rama, i trembur nga reforma antikorrupsion, po kërkon, që tani, të përfitojë azil politik në Greqi. Shkurt, ai kërkon t’i shesë territor shqiptar Greqisë në këmbim të azilit të tij politik në Greqi, që t’i shpëtojë kështu akuzës që pritet t’i ngrejë SPAK”.
Postimi i Ngjelës
Shqiptarët kanë për kryeministër një individ, i cili asnjëherë nuk ka qenë me shqiptarët. Tani, po ky, mendon se ka forcë që të tjetërsojë territor shqiptar, dhe jo pak, por 12 milje detare. Të gjithë këta, janë një bandë që, pasi i vodhën shqiptarët dhe grabitën pasuritë e Shqipërisë, po duan të shesin edhe territor.
I.
Ku i ka hartat, dhe ku janë ekspertët për marrëveshjen që kërkon të bëjë kryeministri Rama?
Kryeministri thotë se është e drejta detare ajo që ia jep Greqisë këtë territor, po mirë: po Shqipërisë kush ia ka dhënë këtë territor?
Nëse ta jep E Drejta Ndërkombëtare, pse duhet marrëveshja me Shqipërinë?
Pse nuk ju flasin ekspertët shqiptarëve për këtë çështje?
Ku e njeh Rama të Drejtën Ndërkombëtare dhe hartografinë! Dhe, ai, as që e di që gjithçka e tillë është profesion.
Il.
Të gjitha këto ndodhin, sepse kjo marrëveshje e Ramës ka nëntekst të kuptueshëm: kryeministri socialist Rama, i trembur nga reforma antikorrupsion, po kërkon, që tani, të përfitojë azil politik në Greqi. Shkurt, ai kërkon t’i shesë territor shqiptar Greqisë në këmbim të azilit të tij politik në Greqi, që t’i shpëtojë kështu akuzës që pritet t’i ngrejë SPAK.
Po politika amerikane, a do ta lejojë këtë skandal, në një kohë kur ishte ajo që i kërkoi opozitës antiberishë prishjen e marrëveshjes Shqipëri-Greqi për detin, me padi në Gjykatën Kushtetuese?
Rama, i detyruar nga politika amerikane, e nënshkroi atëherë edhe ai padinë në Gjykatën Kushtetuese, kundër paktit Berisha.
Po tani?
Ja pyetjet, të cilave duhet t’u përgjigjet kryeministri aktual:
Ku ndryshon pakti Berisha nga pakti Rama për detin me Greqinë?
Ku janë hartat profesionale të shkallëzuara në perfeksion?
Përse, deri tani ai territor prej 12 miljesh detare ka qenë një territor shqiptar?
Këto 12 milje sipërfaqe detare, janë sovranitet territorial, apo shelf kontinental?
Mund të ketë dhe dhjetë pyetje të tjera si këto, por ne nuk ka çfarë na duhet, se ne shqiptarët kemi një aksiomë patriotike, e cila na thotë: sa herë tradhëtia kombëtare shet territor shqiptar te fqinjët pushtues tokash shqiptare, në Tiranë ngjallet Avni Rustemi. Edhe Esat Toptani, në Paris, me azil politik ishte.
Atëherë?
Zoti Ruçi, shpjegoja mirë Ramës këtë aksiomë, sepse, në Labëri ajo ka dalë.
Gazeta Sot