Greqia po humb geshtenjat. – Prodhimi ka rënie të ndjeshme për shkak të ndryshimeve klimatike
26 Tetor 2024
Prodhimi i gështenjave në Greqi është prekur rëndë nga ndryshimet klimatike, me një rënie të pritshme prej 90% për shkak të nxehtësisë dhe thatësirës ekstreme gjatë këtij viti. Fermerët paralajmërojnë se pa ndërhyrje për ujitje, disa zona do të braktisen nga banorët që i kanë mundësi për të jetuar.
Në Greqi, një nga prodhuesit më të mëdhenj të gështenjave në botë, fermeri Anestis Altinis po kërkon kokrra të bëra poshtë pemës.
Por pas muajve me nxehtësi përvëluese dhe thatësirë, shumica nuk janë pjekur siç duhet, një problem i njohur në fshatin e tij, ku prodhimi pritet të bjerë me 90%.
“Nuk e kujtoj që kjo të ketë ndodhur më parë,” thotë fermer, kultivues gështenjash i gjeneratës së tretë në fshatin Kissos, në Greqinë qendrore.
“Jemi afër fundit të sezonit të korrjes dhe gështenjat ende janë në pemë,” shtoi ai.
Prodhimi gështenjave në Greqi pritet të bjerë në rreth 15,000 ton në vitin 2024 për shkak të motit ekstrem, gjysma e mesatares së pesë viteve të fundit sipas ekspertëve
Greqia eksporton shumicën e gështenjave të saj në Evropë dhe Ballkan, ku ato përdoren në ëmbëlsira dhe gatime.
Rënia e prodhimit vjen pas dimrit dhe verës më të ngrohtë të regjistruar në Greqi dhe është shenja më e fundit e ndikimit të ndryshimeve klimatike në të korrat në të gjithë Evropën Jugore.
Prodhuesit e gështenjave në Thesali, një rajon që përbën rreth një të katërtën e prodhimit bujqësor të Greqisë, përfshirë gështenjat, thonë se disa zona nuk kanë përjetuar reshje për 13 muaj pas përmbytjeve në shtator 2023, që shkatërruan zonën.
Korrjet e qershive, mollëve dhe arrave gjithashtu janë goditur, thanë fermerët dhe shkencëtarët.
Kjo është një shenjë e keqe për Greqinë, ku produktet bujqësore përbëjnë një të pestën e totalit të eksporteve të saj dhe ekonomia e saj ende po rimëkëmbet nga një krizë dhjetëvjeçare borxhi.
Në një raport të fundit, Banka Qendrore e Greqisë tha se pret që çmimet e kulturave dhe frutave të rriten në vitet e ardhshme për shkak të ndryshimeve klimatike.