Grida Duma: Çfarë synon Rama me gjysmë-hapjen e bareve
Grida Duma: Çfarë synon Rama me gjysmë-hapjen e bareve
8 maji 2020
Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma tha se Kosova pavarësisht se është ekonomi më e vogël se Shqipëria ka paguar 170 milion euro për qytetarët në periudhën e krizës së shkaktuar nga koronavirusi.
E ftuar në “Zonë e Lirë”, Duma tha se me gjysmë hapjen bareve, Rama synon që të mos i paguaj.
Grida Duma: Shqipëria është mbi 50% e varfër. Borxhe le të marrë për shqiptarët, por të përdorë buxhetin. Rreziku i pandemisë së ekonomisë është shumë herë më i madh. Paga minimale matet si pjesëtim por jo si nevoja. Këtë që e kemi ngrënë në mënyrën më të shëmtuar të gjithë kur dëgjojmë nëpër ekrane se nuk jemi si Italia apo Gjermania. Ky vend ka më shumë se Kosova. Kosova ka shpenzime më pak. Si ekonomi ka më shumë Kosova apo Shqipëria? Kjo Kosova që ka më pak dhe jep 170 mln pse e bën? Është më e përgjegjshme. Me 130 mijë lekë të vjetra nuk jeton dot një familje.
Kur gjoja do hapësh baret, punë nuk ka. Ai thotë hapi që të mos ua japë atë 260 mijë lekëshin. Që të shkojë dikush tek kafja duhet të punojë. Unë s’kam asnjë tendencë që t’ia hedh fajin popullit. Bare dhe restorante që tashmë janë të dështuara, bën sikur i ka hapur që të heqë faturën që thotë se ishin të mbyllura.
Gzeta Panorama